10 arsye per te vozitur bicikleten

Nuk ka asnjë stinë gjatë së cilës nuk mund të merreni më çiklizëm – thjesht duhet të keni pajisjet e duhura,

Por, ama, pranvera, e ka lezetin e veçantë – moti është i mirë, natyra merr të gjelbërtën më intenstive nga të gjitha stinët, veshja është e lehtë. Gymi është komplet i panevojshëm kur keni një biçikletë. Vetëm jepini pedaleve dhe fluturoni.

Ciklizmi ka një sërë përfitimesh shëndëtësore – fizike dhe mentale. Ju i aktivizoni këmbët e nuk lëndoni nyjet. E mbi të gjitha, ndjenja e lirisë e cila ju kaplon gjatë “fluturimit” nuk ka të çmim.

Nëse nuk jeni të bindur se duhet të hipni mbi dy rrota, ja një listë e arsyeve që do t’ju bindin:

dilni jashtë dhe përfitoni nga moti i mirë

Ka një varg mënyrash për ta shijuar një ditë pranvere në mëngjes apo pasdite, por vozitja me biçikletë është njëra ndër mënyrat më aktive për të kaluar kohën e pushimit. Sipas studimeve, me nje vozitje reklaksuese me biçiklete (15 kilometra në orë) ju digjni më shumë kalori se gjatë një ecjeje të lehtë (4 kilometra në orë) – 281 kalori kundrejt 176 kalorive.

Sfidojeni veten duke u ngjitur të përpjetëzave me shpejtësi mbi 15 kilometra ne orë. Por, edhe shpejtësia më e ulët është një mënyrë e shkëlqyeshme për të mbajtur një stil aktiv jete.

është zbavitës. ju mezi do të prisni t’i hipni biÇIKLETES SERISH

Ka disa ushtrime të cilat të gjithë i urrejmë. Por, nëse i hipni biçikletës dhe e bëni seriozisht këtë – kur i jepni pedaleve me forcë deri sa të ndjeni një djegie të thellë në kofshë – gjasat janë shumë të mëdha që do t’ju pëlqejë pasi që do të shpërbleheni me një vozitje të shpejtë dhe gjallëruese. Kjo gjithashtu do t’ju japë energji për ushtrimet e tjera që planifikoni t’i bëni. Nëse keni planifikuar të shkoni në gym, më mirë shkoni me biçikletë deri aty se sa me makine. Kështu ju do të bëni ngrohjen e muskujve përpara se t’i filloni ushtrimet.

është shumë më pak i dëmshëm për këmbët, nyjet, gjunjët dhe shputat se vrapimi

Andy Clarke, Presidenti i Ligës Amërikane të Ciklistëve, thotë: “Nëse jeni në process të shërimit nga ndonjë lëndim, nëse dëshironi të bëni ushtrime të kombinuara ose nëse shpresoni që në moshën 85 vjecare të jeni në gjendje ta vraponi maratonën, nuk ka asgjë më të mirë se çiklizmi – ai ua mban këmbët në lëvizje dhe nxit qarkullimin e gjakut në zemër duke mos ua lënduar nyjet”.

Vrapimi, për dallim nga çiklizmi, ka potencial për t’i lënë trupit disa pasoja për gjunjët. Ciklizmi, në anën tjetër, ka ndikim shumë më të ulët dhe i angazhon muskujt e këmbëve pa i rënduar gjunjët dhe pa ushtruar forcë mbi ta. Lëvizja e pedaleve përbën një formë më të butë dhe me më pak rrezik të ushtrimeve kardio së cilës do t’i jeni mirënjohës, sidomos nëse jeni në proces të shërimit nga ndonjë lëndim.