10 aksidentet më të kushtueshme në histori

101

1. Chernobyl, 200 miliardë dollarë

Në 26 prill të 1986-ës, bota pa aksidentin më të kushtueshëm të historisë. Tragjedia e Chernobyl-it është quajtur katastrofa më e madhe social-ekonomike në histori. 50% e sipërfaqes së Ukrainës është në një fare mënyre e pabanueshme. Mbi 200,000 persona u detyruan të iknin nga shtëpitë e tyre dhe të gjenin të tjera, ndërkohë 1.7 milion veta u prekën direkt nga fatkeqësia.

Numri i vdekjeve i lidhur me këtë tragjedi u përfshirë njerëzit e vdekur me kancer vite me vone arrin 125.000. Çmimi total për pastrim, dhe kompensimi i viktimave është llogaritur të jetë 200 miliardë dollarë. Çmimi i një mburoje prej çeliku për centralin bërthamor të Chernobyl kushton 2 miliardë dollarë. Faji për aksidentin iu ngarkua punëtoreve të centralit, të cilët vepruan kundër procedurave të centralit dhe ishin injorant ndaj kërkesave të sigurisë.

2- Anija kozmike “Columbita”, 13 miliardë dollarë

Anija kozmike “Columbia” ishte e para shuttle e vlefshme ne grupin e anijeve te NASA.-s Ajo u prish gjatë hyrjes mbi Teksas në 1 shkurt të 2003-ës, pasi që, 16 ditë përpara nisjes  i ishte formuar një vrimë në njërin nga krahët. Çmimi origjinal i anijes ishte 2 miliardë dollarë në 1978-ën. Kjo shumë është e barabartë me 6.3 miliardë dollarë në ditët e sotme. Në fund, çmimi total i aksidentit (për përfshirë zëvendësimin e anijes) arriti në 13 miliardë dollarë.

3- Prestige Oil Spil, 12 miliardë dollarë

Në 13 nëntor 2002, naftëmbajtësja “Prestige” mbante 77 000 ton naftë të rendë kur një nga 12 depozitat e saj u dëmtua gjatë një furtune në Galicia, Spanjë. Nga frika se anija do të përmbytej, kapiteni i kërkoi ndihmë skuadrës së shpëtimit spanjoll, duke menduar që do ta merrnin anijen në port. Por, presioni nga autoritetet vendase detyruan kapitenin të largohej nga bregu.

Kapiteni u mundua të kërkonte ndihmë nga autoritetet franceze dhe ato portugeze, por dhe ato e detyruan të largohej nge brigjet e tyre. Për shkak të furtunës anija nuk mund të qëndronte më dhe u nda në dysh duke lëshuar në det më shumë se 20 milionë litra nafte. Çmimi i pastrimit total shkoi në $12 miliardë dollarë.

4- Shpërthimi “Challenger”, 5.5 miliardë dollarë

Anija kozmike “Challenger” u prish 73 sekonda pas nisjes në 28 janar 1986. Ajo falimentoi të mbyllte një nga lidhjet, duke lejuar gazin nën presion të dilte jashtë anijes. Kjo shkaktoi depozitën e jashtme të hidhte mbushjen me hidrogjen të lëngshëm, duke shkaktuar një shpërthim të madh.

Çmimi për të zëvendesuar anijen kozmike “Space Shuttle” ishte 2 miliardë dollarë në 1986 ($4.5 miliardë me kursin e sotëm). 1 miliard dollarë me kursin aktual u shpenzuan për të gjetur dhe korrigjuar gabimin.

5- Platforma e naftës “Piper Alpha”, 3.4 miliardë dollarë

Në një kohë ajo ishte prodhuesi i naftës i vetëm më i madh në botë duke prodhuar 317 mijë fuçi naftë në ditë. Në 6 korrik të 1988-ës, si pjesë e mirëmbajtjes së përhershme, teknikëët hoqën dhe verifikuan funksionimin e saktë të valvulave të sigurisë, të cilat ishin të nevojshme për të parandaluar formimin e gazrave të lëngshëm. Ishin 100 valvula të njëjta të cilat u verifikuan.

Fatkeqësisht, teknikët bënë një gabim dhe harruan të zëvendësojnë njërën prej tyre. Në orën 10:00 pasdite të, një teknik shtypi një buton “Start” për pompat e gazit të lëngshëm dhe kështu filloi aksidenti më i madh ndodhur në një platforme nafte. Brenda 2 orësh, platforma e gjatë 300 këmbë u përfshi në flakë. Pas një kohe të shkurtër ajo ra duke vrarë 167 punëtorë dhe 3.4 miliardë dollarë dëme.

6- Exxon Valde, 2.5 miliardë dollarë

Dalja e naftës në Exxon Valdez nuk qe e madhe sa për t’u konsideruar ndër më të mëdhatë në botë, por ishte shumë e shtrenjtë për shkak të vendndodhjes shumë të vështirë dhe të largët të Prince Ëilliam Sound (ku mund të shkohet vetëm me helikopter ose varkë). Në 24 mars të 1989-ën, 10.8 milionë litra nafte dolën nga anija kur kapiteni i anijes humbi kontrollin, dhe anija u përplas me një njësi korali. Pastrimi i kushtoi.

7. Spirit 1.4 miliardë dollarë

Ky është aksidenti i parë prej 1 miliard dollarësh dhe zë vendin e 7-të. Ky bombardues, B-2 Spirit Stealth, u rrëzua shumë pak nga nisja nga një bazë në Guam, në 23 shkurt 2008-ës. Investiguesit ia vunë fajin informacionit të ndryshuar në kompjuterët e kontrollit të fluturimit për shkak të lagështirës në sistem. Kjo përfundoi në një ngritje të menjëhershme të avionit, i cili shkaktoi një humbje kontrolli nga ana e pilotit dhe në fund përplasjen. Ky avion është 1 nga 25 të tillë të ndërtuar ndonjëherë dhe është aksidenti më i shtrenjtë në historinë e aviacionit. Të dy pilotët ia dolën të dilnin nga avionic përpara se ai të rrëzohej.

8. MetroLink, 500 milionë dollarë

Në 12 shtator të 2008-ës, në çfarë ishte një nga përplasjet e trenave më të mëdha në historinë e Kalifornisë, 25 njerëz vdiqen kur një tren, “Metrolinku” u përplas ballpërballë me një tren mallrash “Union Pacific” në Los Angelos. Mendohet se treni “Metrolink” mund të ketë vazhduar të ecë me semafor të kuq, ndërkohë që shoferi ishte i zënë duke shkruar mesazh. Padi kundër kompanisë “Metrolink” supozohet të ketë kushtuar 500 milonë në krah të kompanisë.

9. Autobot kundër një Urë, 358 milionë dollarë

Në 26 gusht të 2004-ës, një makinëa autobot që mbante 32,000 litra karburant u përplas në Urën Ëiehltal Bridge në Gjermani. Autoboti u përplas me hekurin anësorë të urës dhe ra rreth 30 metra nga autostrada A4, duke përfunduar kështu në një shpërthim dhe flakë që shkatërruan aftësinë e urës për të mbajtur pesha të rënda. Rregullimet e menjëhershme kushtuan 40 milionë dollarë, ndërsa shuma totale për të zëvendësuar urën supozohet të jetë rreth 318 milionë dollarë.

10. Titaniku, 150 milionë dollarë

Me siguri keni pyetur se ku është Titaniku. Ky është ndoshta aksidenti më i famshëm në botë. Por ndodhet në fund të listës së 10 aksidenteve më të kushtueshme.

Në 15 prill 1912-ës, Titaniku u mbyt dhe konsiderohet të ketë qenë anija më luksoze e ndërtuar ndonjëherë. Mbi 1500 vetë humben jetën kur anija goditi një asjberg dhe u fundos në ujëra të akullta. Çmimi i ndërtimit të anijes ishte 7 milionë dollarë.