​Tifozët e Italisë i japin përshëndetjen naziste Izraelit

239

Ata gjithashtu nënçmonin himnin kombëtar të Izraelit gjatë lojës në kualifikuesit e Kupës së Botës.

Tifozët e futbollit italianë janë fotografuar duke i dhënë përshëndetjen naziste dhe duke pështyrë në tifozët hebrenj gjatë ndeshjes së ekipit të tyre me Izraelin, ka thënë shoqata e futbollit, shkruan The Independent.

Oficerët e policisë që morën pjesë në kualifikueset e Kupës së Botës në mes të dy palëve në stadiumin Sammy Ofer në Haifa, larguan dy tifozë italianë, pasi u vunë re me gjestet ofenduese ndaj lojtarëve izraelitë.

Një grup i madh i tifozëve janë regjistruar teksa nënçmonin gjatë himnit kombëtar të Izraelit, para se të bënin sharje anti-semite ndaj tifozëve hebrenj, gjatë kohës që zhvillohej loja si dhe pështynin në drejtim të tyre.