​Sindikalistët e “Elektrokosovës” kundër financimit të RTK-së përmes faturave të energjisë elektrike

127

Federata e Sindikatave të Pavarura “Elektrokosova” ka reaguar nëpërmes një komunikate për media lidhur me diskutimin e 23 marsit në Kuvend ku u kërkua që financimi i RTK-së të bëhet përmes kontributeve të popullit, të cilat do të mblidhen nëpërmjet faturave të energjisë elektrike.

FSPE kanë thënë në komunikatë që kjo mënyrë e financimit të kundërshtohet kategorikisht nga ana e tyre

“Ne konsiderojmë që kjo mënyrë financimi nuk është e drejtë dhe e qëndrueshme dhe do ta kundërshtojmë kategorikisht për shkakun se më së shumti na kanë sjellë telashe neve me punëtorët tanë për mbledhjen e këtyre të hyrave për RTK duke rezistuar të na paguajnë edhe faturat e energjisë me plot të drejtë duke mos e përjashtuar asnjë institucion apo biznes nga kjo taksë si:objektet e kultit fetar Xhamia e Kisha, stalla, garazhe e shumë tjera”, thuhet në komunikatë

Ata po ashtu konsiderojmë se ky transmetues që do të duhej të ishte në shërbim të publikut po keqpërdoret nga politika për qëllime të tyre dhe për këtë arsye FSPE nuk mund të pranoj të punojë për të.

“Mbesim me shpresë se gabimet e viteve të kaluara nuk do të përsëriten edhe tani por do të gjejnë forma tjera financimi dhe mbledhjes së të hyrave” shkruan në komunikatën e FSPE-së./KosovaPress/