​‘Rasti Kamishi’ vendimi shpallet sot

175

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, deputeti Rexhep Selimi, ish – deputeti Florin Krasniqi dhe truproja i Rexhep Selimit, Besart Bujupi do të marrin sot vendimin për padinë që është ngritur ndaj tyre nga deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu.

Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Mirlinda Gashi.

Ymeri, Selimi, Krasniqi dhe Bujupi akuzohen se kanë sulmuar fizikisht deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiu.

Prokuroria kishte ngritur aktakuzë ndaj të katërve të dyshuarve se kanë rrahur Haxhiun më 28 qershor të vitit 2012, në oborrin e Kuvendit të Kosovës./KosovaPress/