​Qeveria kalon 13 pika të rendit të ditës pa asnjë diskutim

187

Gjithsej 13 pika të rendit të ditës kanë kaluar sot në mbledhjen e Qeverisë pa asnjë diskutim të vetëm.

Ka qenë kryeministri Isa Mustafa që ka lexuar secilën prej tyre, ndërsa kabineti qeveritar vetëm se ka ngritur dorën për të miratuar ato.

Si pikë e rendit të ditës ka qenë edhe shqyrtimi i projektligjit për themelimin e Akademisë së Drejtësisë, e cili me shumicë u votua dhe u miratua.

Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë dritën e gjelbër e morri edhe shqyrtim – propozimi i vendimit për vazhdimin e mandatit të Komisionit Qeveritar për Njohjen e Statusit të ish – të dënuarve dhe ish – të përndjekurve politik. Kjo, pasi që u tha se komisioni nuk ka arritur ti përfundoj as gjysmën e aplikacioneve./KosovaPress/