​Presidenti i Interit: Nuk do ta ndryshojme trajnerin

116

Trajneri italian, Roberto Mancini, duket se edhe sezonin e ardhshëm do ta drejtoje Interin.

Konfirmimi vjen nga presidenti i Interit, Erick Thohir, i cili duket se është i vendosur që edhe në edicionin e ardhshëm skuadrën t’ia besojë tekniku italian, i cili në të kaluarën ka drejtuar edhe Manchester Cityn dhe Galatasarayn.

“Kemi blerë shumë lojtarë në vitet e fundit. Ndoshta verën e ardhshme nuk do të blejmë ndonjë tjetër lojtar. Sigurisht se ne nuk do ta ndryshojmë trajnerin, sepse ky është pjesë e projektit tonë”, theksoi Thohir.