​Premierliga sonte nis sezonin e ri, do të kemi një superndeshje (FOTO)

Pritjes së tifozëve për të parë skuadrat e tyre në aksion në ligat kombëtare po i vjen fundi, me Premierligën angleze që sonte starton sezonin e ri 2017/18.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në Londër, ndërmjet Arsenalit të Granit Xhakës e Shkodran Mustafit dhe Leicester Cityt nga ora 20:45.

Sonte do të jetë vetëm kjo ndeshje, ndërsa nesër (e shtunë) kampioni aktual Chelsea do të pres Burnley, Liverpool do t’i shkojë Watfordit, ndërsa MAnchester City do të udhëtojë drejt Brightonit.

Të dielën, Manchester United do të ketë përballje shumë të vështirë ndaj West Hamit në Old Trafford.