​Phelps nuk ka konkurrencë, provon të garojë me peshkaqen

Notari më i mirë në histori, Michael legjendar ka gjetur më në fund një rival të denjë që do ta kthejë në garë, predatorin më të rrezikshëm të planetit tonë, peshkaqenin e madh të bardhë

Amerikani Phelps do të garojë kundër peshkaqenit si pjesë e një shfaqje televizive që do të transmetohet në korrik. Në një komunikatë për shtyp, Discovery Channel premtoi pikërisht këtë, atletin më të dekoruar në botë, përballje gjahtarit më të zot në botë.

Kjo u konfirmua tërthorazi edhe nga vetë Phelps përmes Twitter. Kampioni postoi një foto të një peshkaqeni të bardhë me batutën: “Bëra diçka që dëshiroja gjithnjë!”

Se çfarë forme do të ketë sfida mes Phelps dhe peshkaqenit të bardhë është mister i plotë, por zor se producentët do t’i vendosin të dy në një pishinë olimpike.

Në shifra, avantazhi i peshkaqenit është i qartë. Phelps, pavarësisht 31 medaljeve të tij, ka një shpejtësi maksimale prej 9,6 kilometra në orë, ndërsa grabitqari perfekt arrin 40 kilometra në orë.