​Opozita kërkon shqyrtimin e kushtetutshmërisë së zgjedhjes së presidentit

81

Deputetët e tri partive politike opozitare, VV, AAK dhe Nisma, sot e dërgojnë kërkesën për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së votimit të Hashim Thaçit president.

Ata pretendojnë se në votimin për president në seancën e 26 shkurtit janë bërë shkelje procedurale dhe materiale.

Kërkesa në Gjykatën Kushtetuese dorëzohet sot në orën 14 nga deputetët Bali Muharremaj, Aida Dërguti dhe Enver Hoti./KosovaPress/