​Nëse keni lindur me daten 22 te cilitdo muaj, atehere…

129

Për të lindurit në ditën 22 të cilitdo muaj

Ju keni frikë nga ndryshimi i papritur. Jeni të pavendosur në sjelljen e vendimit. Shumëçka ju lidhë me botën materiale, prandaj edhe ndiheni të pasigurt në sferat intelektuale dhe shpirtërore.

Ndryshimet e mëdha kah e mira ju presin para fundit të decenies së katërt të jetës. Do të keni sukses në punët që lidhen me shkencat natyrore, pasi që ju jeni dy herë botë tokësore (numri 2 është dy herë shenja juaj).

Nuk besoni shumë në gjërat e padukshme; i përmbaheni besnikërisht asaj që ju sjell begati materiale.

Jeni të lidhur për shtëpinë dhe familjen; në rrethin e të afërmve tuaj e gjeni gëzimin dhe ngrohtësinë e gjithëmbarshme.