​Mourinho dhe hija e Van Gaal

252

E nisën javën e shkuar me shijen e hidhur në derbin me City, vijuan me një grusht të rëndë nga Feyenoord në Europa League dhe për mbyllje erdhi një humbje poshtëruese nga Watford.

Lista e të akuzuarve është e gjatë, jo vetëm me Paul Pogba. Janë shumë të dhëna që dënojnë në këtë fillimsezoni trajnerin Mourinho.

Në fakt, portugezi nuk humbiste 3 ndeshje radhazi që nga viti 2006: me pak fjalë kjo është fundjava më e keqe e 10 viteve të fundit e të ashtquajturit ‘Special One’. Dhe jo vetëm kaq. Rikthimi në Premier League tregon një regres të karrierës së portugezit.

Aventura te Chelsea vitin e shkuar dhe e reja me United kanë regjistruar vetëm të dhëna negative: 14 humbje në 32 ndeshje dhe në 21 të fundit 33% e ndeshjeve janë humbje. Numra aspak specialë