Kombëtarja shqiptare e futbollit ka nisur përgatitjet në kuadër të dy ndeshjeve miqësore të radhës, që do të luhen ndaj Austrisë më 26 mars dhe Luksemburgut më 29 mars.
Ditën e marte është zhvilluar një konference shtypi, ku morën pjese edhe lojtarë të kombëtares.
Kombëtarja shqiptare, nën drejtimin e trajnerit Gianni de Biasi, ka zhvilluar të martën një seance stërvitore paradite, ndërsa seancën e dytë do të zhvilloje pasdite.
Të dyja këto seanca do të jenë të hapura për mediat vetëm për 15 minutat e para, bëjnë të ditur burime nga FSHF-ja.