Derisa mbledhja tashmë ka filluar, PDK në mbledhjen e Këshillit Drejtues do të miratojë një deklaratë me 13 pika, ku edhe shprehet gatishmëria për të ruajtur koalicionin me LDK-në.
Po ashtu, në këtë deklaratë i jepet mbështetje e fuqishme zëvendëskryetarit, Kadri Veseli për t’u zgjedhur kryetar i partisë.
Gjithashtu, në këtë deklaratë i bëhet thirrje opozitës për heqje dorë nga dhuna ndaj institucioneve.