Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho ka detyruar mesfushorin Bastian Schweinsteiger që të stërvitet me të rinjtë e skuadrës.
Daily Mail shkruan se Mourinho nuk e dëshiron gjermanin, të cilit ia ka bërë të qartë se nuk është pjesë e planeve të tij.
Kujtojmë se Schweinsteiger ka kontratë me Unitedin deri në vitin 2018, ndërsa kanë nisur të vijnë edhe ofertat e para për të.