​Conte harron Juventusin, ja çka thotë nëse fiton Premierligën me Chelsean

Trajneri italian, Antonio Conte ka harruar tre titujt radhazi të Serie A me Juventusin, duke thënë se më i rëndësishëm për të do të ishte titulli i Premierligës.

“A do të ishte titulli i Premierligës më i rëndësishmi në karrierë? Po, po natyrisht”, ka thënë Conte gjatë konferencës për media.

“Të fitosh titullin në Premierligë është një sukses i madh, sidomos në këtë kohë kur nuk është aspak e lehtë”.