Drejtuesit e Barcelonës janë të përgatitur për të zëvendësuar Neymarin, për të cilin thuhet se mund të largohet gjatë kësaj vere.
Real Madrid dhe PSG janë dy skuadrat e interesuara për brazilianin, për të cilin janë gati të paguajnë deri në 190 milionë euro.
Por, largimit të mundshëm i është përgatitur Barca, e cila do të transferonte sulmuesin e Borussia Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang, shkruan Fichajes.net.
Aubameyang ka shkëlqyer këtë edicion me Dortmundin duke qenë një nga sulmuesit më të mirë në Evropë