​16 klubet që shpenzuan më shumë në dy vitet e fundit (Foto)

246

Dy skuadrat spanjolle, Real Madridi dhe Barcelona kanë lojtarët më të mirë në botë, por ato nuk janë duke shpenzuar shumë në vitet e fundit.

E përditshmja spanjolle Marca ka publikuar një renditje të klubeve që kanë shpenzuar më shumë, ku në mesin e 16 skuadrave Real Madrid gjendet e fundit në listë me 115 milionë euro.

Në vendin e 14-të gjendet Barcelona që ka shpenzuar vetëm 130 milionë euro.

Listës së skuadrave që shpenzojnë më shumë i prinë dy skuadrat nga Manchesteri, City dhe United, të cilat kanë shpenzuar nga 250 respektivisht 226 milionë euro.

Në vendin e tretë është skuadra e Juventusit që ka shpenzuar 203 milionë euro, e ndjekur nga Atletico me 184 dhe Liverpool me 178 milionë euro.